AKTUALITET, 23 September 2026, 13:25

Emri/ Vlora Hyseni u shkarkua, ja kush e drejton SHISH deri në emërimin e kreut te ri

Pas shkarkimit të Vlora Hysenit si kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, është zyrtarizuar edhe pasardhësi i saj.

Kompetencat i janë deleguar përkohësisht Elvis Lilës.

Sipas urdhrit, delegimi hyn në fuqi menjëherë dhe do të zgjasë deri në emërimin e drejtorit të ri të SHISH.

Vendimi është marrë në zbatim të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi për administratën dhe Shërbimin Informativ të Shtetit.

Dje, disa orë pasi SPAK njoftoi se ndaj saj ishte vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullim nga detyra, shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni iu vetëdorëzua autoriteteve.

Hyseni mbërriti fillimisht në aeroportin e Prishtinës ku është vetëdorëzuar tek autoritetet e Kosovës dhe më pas në pikën kufitare të Vërmicës, në kufi me Kukësin u është dorëzuar autoriteteve shqiptare për vijimin e procedurave ligjore.

Një automjet civil i autoriteteve shqiptare e shoqëroi drejt Tiranës për ekzekutimin e arrestit shtëpiak.