TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

“Jam Bashkim Ulaj, do të dërgoj një robim tim dhe jepi 100 mijë euro.”
Kështu u mashtrua një 70-vjeçar, i cili është pronar i një exchange-i në Tiranë, me adresë te 9-Katëshet në Tiranë.
Burimet i thanë OraNews se mesazhi i ka shkuar në telefon 70-vjeçarit në WhatsApp, me mbishkrimin se ishte Bashkim Ulaj dhe se shumën do t’ia kthente pasdite te Lake View.
I moshuari, në mirëbesim, pasi ua ka thënë personave që i shkuan në exchange se shuma prej 100 mijë eurosh do të ishte e disponueshme, ka pritur pasditen me qëllim marrjen e parave.
Në WhatsApp, numri i paautorizuar e ka marrë me kamerë 70-vjeçarin dhe, me anë të inteligjencës artificiale, për pak sekonda është shfaqur një imazh i Ulajt.
Sipas gazetarit Edison Vatnikaj, biseda nuk zgjat shumë. Më pas, ai i shkruan se do të sjellë një punëtor, me qëllim që të shlyejë borxhin.
I moshuari vijon të presë deri pasdite, por askush nuk shkon në biznes. Në një moment, ai telefonon numrin me të cilin kishte shkëmbyer mesazhet, por nuk merr përgjigje.
Pas këtij momenti, 70-vjeçari telefonon Bashkim Ulajn, i cili i thotë se nuk ishte në dijeni të kësaj skeme.
Pas mbylljes së telefonatës, 70-vjeçari ka bërë kallëzim në polici.