AKTUALITET, 24 August 2026, 20:04

Sot dita e 86 e protestës! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Mbahet sot protesta e 86-të qytetare, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e pa negociueshme të kryeministrit Edi Rama.

Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshin “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Pas mbërritjes përpara godinës së ekzekutivit mbahen fjalimet, ku qytetarët shprehin shqetësimet dhe pakënaqësitë e tyre ndaj politikave të qeverisë.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu shfuqizimin e disa nismave ligjore që, sipas tyre, dëmtojnë interesat e qytetarëve shqiptarë.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kërkesave të tyre.