AKTUALITET, 24 August 2026, 18:51

Rama dëgjon qytetarët/ I pret në vilën qeveritare në Pogradec, shprehin shqetësimet për pronat e legalizimet

Edi Rama po e nis vet “Besën” me qytetarët. Edhe këtë të hënë, rreth Vilës Qeveritare në Pogradec shkuan disa qytetarë, jo vetëm për ta takuar Ramën por në kërkim të zgjidhjes së problemeve të tyre.

Ata nuk pritën deri në fund të takimit të takimit me kabinetin qeveritar por Rama ndërpreu mbledhjen për ti pritur qytetarët. Në fund ata folën pozitivisht dhe thanë se kreu i qeverisë u premtoi zgjidhje të shpejtë për problemet e tyre. Kryesisht ato lidheshin me legalizimin e banesave apo letrat e pronave të tyre, që prej vitesh nuk kanë arritur ti marrin.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Pogradecit, Ilir Xhakolli, ndërsa në vijim do të duhet tu përgjigjet qytetarëve që kanë pronën në këtë bashki. Këto ditë Rama ndërkohë prezantoi edhe platfromën “Pasqyra Albania”, një dritare e re në të cilën qytetarët mund të kërkojnë zgjidhje të problemeve të tyre, nga administrata shtetërore.