AKTUALITET, 3 November 2026, 12:26

Përplasen dy makina/ Aksident në afërsi të Linit në Pogradec, 6 të plagosur, mes tyre dy fëmijë. Ja shkaku

Përplasen dy makina/ Aksident në afërsi të Linit në

Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën nacionale Pogradec–Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Lin, ku dy automjete tip Toyota janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 6 persona, mes tyre edhe dy fëmijë. Ende nuk ka informacion të saktë mbi gjendjen shëndetësore të të lënduarve.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë, e cila mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjeteve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Përplasen dy makina/ Aksident në afërsi të Linit në

Përplasen dy makina/ Aksident në afërsi të Linit në

Përplasen dy makina/ Aksident në afërsi të Linit në