AKTUALITET, 24 August 2026, 19:20

Pas takimit në Pogradec, Lamallari zbulon prioritetet e Ministrisë së Brendshme për vitin e dytë të mandatit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ishte pjesë e mbledhjes së qeverisë në Pogradec, ku u diskutuan prioritetet e vitit të dytë të mandatit qeverisës.

Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se gjatë takimit prezantoi punën e bërë në muajt e fundit nga Ministria e Brendshme, si edhe objektivat që do të udhëheqin punën në vijim.

“Prezantova disa nga punët e mira që kemi bërë përgjatë këtyre muajve në Ministrinë e Brendshme dhe prioritetet e panegociueshme në vazhdim, me fokus sigurinë publike, modernizimin e Policisë së Shtetit, luftën kundër paligjshmërisë dhe rritjen e standardeve të shërbimit ndaj qytetarëve. ‘Besa’ është një udhërrëfyes i çmuar dhe dokument strategjik drejt marrëdhënies së re që ne do të ndërtojmë me qytetarët dhe jetësimit të objektivit tonë ambicioz për Shqipërinë 2030 në BE”, shkruan Lamallari.