TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar në rrjete sociale një mesazh nga takimi i një dite më parë me qytetarët e Beratit ku prezantoi Lefter Maliqin si kandidatin e opozitës për zgjedhjet e ardhshme vendore në këtë qytet.
Në mesazhin e tij, Meta thotë se një pikë e rëndësishme e bashkëpunimit me PD-në për zgjedhjet lokale është shndërrimi i këshillave bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit.
Sipas ish-Presidentit, këshillat bashkiakë do të garantojnë llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurve në mënyrë që të realizohen të gjitha premtimet që u janë bërë.
Postimi i Ilir Metës:
Pikë e rëndësishme e bashkëpunimit tonë me Partinë Demokratike në zgjedhjet e 14 Majit është transformimi i këshillave bashkiakë në të gjitha bashkitë e vendit. Këshillat bashkiakë do të garantojnë llogaridhënien e të gjithë të zgjedhurëve në mënyrë që të realizohen të gjitha premtimet që u janë bërë qytetarëve.