AKTUALITET, 17 Mars 2023, 11:23

Zgjedhjet e 14 Majit, Ilir Meta: Do të jenë historike, do të sjellin transformimin rrënjësor

Zgjedhjet e 14 Majit, Ilir Meta: Do të jenë historike, do të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk e ka fshehur optimizmin e tij, ndërsa theksoi se zgjedhjet e 14 majit do të jenë historike.

Në një reagim në ‘Facbook’ Meta thekson se këto zgjedhje lokale do të sjellin transformimin rrënjësor të bashkive dhe buxhetet e tyre do jenë në funksion të qytetarëve.

“Zgjedhjet e 14 Majit do të jenë historike!

Ato do të sjellin transformimin rrënjësor të Bashkive tona dhe buxhetet e tyre do të jenë vetëm në funksion të interesave dhe shërbimeve ndaj qytetarëve”, shkruan Meta në mesazhin e tij, të shkëputur nga takimi i djeshëm ku u prezantuan kandidatët e Partisë së Lirisë për këshillat bashkiakë.