TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Enton Abilekaj e konsideron shqetësues faktin që DEA ka hapur një zyrë të Tiranë, ndërkohë që para pak ditësh u bëri thirrje shqiptarëve të japin informacion për drogën dhe pastirmin e parave.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se këto veprime tregojnë se SHBA-të nuk kanë besim te autoritetet shqiptare dhe se bashkëpunimi i tyre me organet ligjzbatuese mund të jetë në pikëpyetje.
"Ne me SHBA-të kemi një bashkëpunim të ngushtë në fushën e sigurisë. Edhe SHISH me CIA-n, policia jonë me atë të SHBA, ardhja e DEA në Shqipëri ishte lajm, sepse DEA kishte një zyrë që mbulonte rajonin në Greqi. Ishte një lajm i çuditshëm. Ka hapur zyrë të posaçme.
A lidhet kjo me dy ndryshime që kanë ndodhur, me të cilat SHBA-të mund të mos kenë qenë dakord? Heqja e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, zëvendësimi i tij dhe zëvendësimi i drejtorit të SHISH, a lidhet me këtë? A kanë ata probleme me institucionet ligjzbatuese shqiptare? Nëse ne nuk e kemi më këtë partneritet kjo është një gjë shumë shqetësuese për Shqipërinë.
E dyta, pse ata nuk kërkojnë trajnimin e institucioneve shqiptare, por kërkojnë institucione thuajse paralele në Shqipëri?
A ka ndonjë marrëveshje me qeverinë shqiptare DEA që mund ta bëjë këtë rol? Po bën një gjë, në një territor tjetër, për të cilën duhet marrëveshje që zakonisht duhet të kalojë në parlament. Kur kjo ndodh pa marrëveshje, pa tentuar të negociojë me autoritetet shqiptare, atëherë kemi një problem jashtëzakonisht serioz.
Ata mund ti kenë informacionet që këtu ka pastrim parash, por nuk kanë mjetet për ti provuar. Po ky ICITAP, që është brenda policisë shqiptare, si strukturë mbështetëse, ka më influencë dhe ndikim aty? Të gjithë mjetet që kanë përdorur SHBA-të në Shqipëri për të bashkëpunuar dhe kontrolluar organet ligjzbatuese kanë dalë jashtë loje, përderisa këta po kërkojnë informacione nga qytetarët", deklaroi Abilekaj.