TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Inspektorët e mbrojtjes së territorit në Bashkinë e Tiranës do të pajisen me biçikleta elektrike në funksion të punës së tyre.
Të paktën këtë duket se synon procedura e prokurimit e çelur së fundmi nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e kryeqytetit i cili ka vënë në dispozicion një fond prej 6.5 milionë lekësh për një sasi prej 50 biçikletash. Këto të fundit duke qenë elektrike kushtojnë të paktën sipas fondit dhe sasisë pak më shumë se 1 mijë euro një prej tyre.
Në dokumentet shoqëruese të procedurës Inspektorati nënvizon parametrat që duhet të kenë biçikletat ku ndër të tjera trupi i biçikletës të jetë alumin rezistent dhe i përshtatshëm për saldim.
“Rrotat: Telat të jenë me gjatësi 270mm para dhe 240mm mbrapa (toleranca ±3mm), gomat me koperton cilësor dhe me komerdare 700x38C. Disqet alumini me dy bordura përforcuese. Frenat: Me disk me diameter 160mm, doreza e frenave të jetë me fishë për fikjen e biçikletës. Marshat: Ndërruesi i marsheve të jetë me tregues për pozicionin e marshit, dhe të ofrojë mundësinë për ndërrimin e marshit pa lëvizur dorën nga doreza. Kampanjoli të jetë me 6-7 shpejtësi me kapacitet total 10-45T. Diferenca maksimale ndaj librave 20T.
Bateria: 36V, min 5AH, e montuar në brendësi të trupit të bicikletës. Motorri: Të punojë me tension 36V, fuqia minimalisht 250Ë, fuqia tërheqëse minimalisht 28Nm, Eficenca min. 80%, i përshtatshëm për rrota me diameter 28”, niveli i zhurmës më i vogël se 55dB.
Njësia qendrore: Të jetë e përshtatshme për të kotrolluar motorrin e bicikletës, të mos konsumojë më shumë se 2Ë energji, të jetë e mbështjellë me kasë alumini për të mos u dëmtuar nga shiu dhe goditjet. Të ofrojë mbrojtje nga tensioni i lartë, rryma e lartë, mbinxehja, qarku i shkurtër për motorin” janë disa nga specifikimet e dhëna në dokumente.
Inspektorati kërkon që të ofrohet garanci 1 vjeçare dhe gjatë kësaj periudhe kompania të ofrojë shërbimet e saj.
Dokumentet që shoqërojnë procedurën nuk japin detaje lidhur me përdorimin e biçikletave, se për kë do të destinohen dhe cili është plani. Në organikën e Inspektoratit të Bashkië janë të paktën 160 të punësuar dhe blerja e të paktën 50 biçikletave duket se lidhet direkt me inspektorët që monitorojnë çdo ditë terrenin./Monitor