AKTUALITET, 17 Mars 2023, 11:15

Vangjush Dako dëshmon për më shumë se tre orë në SPAK, akuzat ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit që mbrohej: Jam akullore

Vangjush Dako dëshmon për më shumë se tre orë në
Vangjush Dako

Në SPAK është thirrur edhe ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, që  ka dëshmuar ditën e djeshme për më shumë se tre orë.

Edhe për Vangjush Dakon ende nuk ka informacione për arsyen përse ai është thirrur dhe çfarë ka deklaruar.

Dako vendosi të mos kandidonte në zgjedhjet lokale të vitit 2019, pa dhënë arsye pse tërhiqej nga posti që mbajti prej vitit 2011. 

‘Objektivi ynë është që Partia Socialiste të dalë fitues në të treja Bashkitë e qarkut të Durrësit ku unë dhe gjithë strukturat e PS do të angazhohen për të drejtuar fushatën elektorale, pra në Durrës, Krujë dhe Shijak’, shprehej Dako atëherë, ndërsa thuhej se mosrikandidimi i tij vinte si pasojë e akuzave të opozitës për përfshirje në shit-blerje votash apo përmendja në dosjen e famshme 339, të blerjes së votave në qarkun e Durrësit. 

Akuzave për korrupsion Dako u është përgjigjur duke thënë se janë sulme politike, ndërsa në një studio televizive u shpreh duke ngritur duart lart se: Jam akullore.

Ndërkohë ditën e sotme në ambientet e SPAK ka shkuar kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Ndaj tij janë regjistruar disa kallëzime për shpërdorim detyre dhe shkëlqejë në tendera.

Dy ditë më parë nga SPAK u vu në pranga kryetari i bashkise se Bulqizës, Lefter Alla dhe 10 zyrtare te tjere te bashkise, për abuzim me nje tender prej 322 mln leke qe lidhet me Ujesjellesin e qytetit.

SPAK tha dje se kryetari i bashkisë Lefter Alla u kujdes që tenderin prej 322 milionë lekë ta fitonin miqtë e tij. Por, ky avantazhim i kushtoi shtrenjtë pasi SPAK arriti të faktojë shpërdorimin e detyrës dhe mosbarazinë në tenderë dhe vuri në pranga Allën dhe disa  zyrtarë të tjerë të Bashkisë.

Në pranga po ashtu ranë edhe 3 administratorë kompanish që përfituan tenderin përfshi edhe Aqif Koneshën, të afërm të kryebashkiakut.