NË FOKUS, 22 Nëntor 2021, 23:04

Zbulohet afera me energjinë elektrike/ KESH "mbushi xhepat" e një kompanie, përdori një shkëmbim kundër shqiptarëve!

Zbulohet afera me energjinë elektrike/ KESH "mbushi xhepat" e

Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, është denoncuar një skandal me shkëmbimin e energjisë elektrike, ku KESH ia ka dhënë kompanisë "Noa Trade Energy" në një kohë kur energjia kishte vlerë më të madhe dhe e ka marrë mbrapsht në orët e mbrëmjes kur kjo energji vlen shumë më pak, duke shkaktuar në këtë mënyrë humbje dhe dëm për paratë publike dhe shqiptarët. 

Veç kësaj, këtë transaksion mund ta bënte vetë shteti shqiptar, duke fituar para, veçanërisht kur kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ka një krizë energjie, por çuditërisht KESH vendosi të firmosë kontratën me kompaninë, duke mbushur xhepat e kësaj kompanie. 

Kjo kontratë është firmosur nga drejtori i komanduar i KESH, Besjan Kadiu, i cili zëvendësoi përkohësisht Benet Becin, ish drejtorin që dha dorëheqjen dhe tashmë është deputet i Partisë Socialiste. 

Ja si e shpjegon gazetari Klodian Tomorri këto transaksione dhe këtë aferë. 

Klodian Tomorri: Në kontratë nuk është përcaktuar orari kur shkëmbehet energjia. Energjia është mall specifik ka çmime të ndryshme, çmim më të ulët gjatë natës kur konsumi është i ulët. Është nënshkruar kontrata, nuk janë përcaktuar oraret si do të shkembehej energjia.

Një ditë pas deklaratës së Ramës që shpalli krizën, KESH i ka dhënë energji NOA-s nga ora 17:00 mbasdite deri në 23:00 të mbremjes për një total rreth 425 mijë euro. Kur ja kthen NOA, KESH-it, në 01:00 të natës, me një total prej 59 mijë euro. Pra, KESH i jep energji me vlerë 425 mijë euro dhe merr mbrapsht energji me vlerë 59 mijë euro. Këtu nuk është shkëmbyer e njëjta sasi por kjo kompensohet në ditën tjetër.
Vetëm me këtë operacion janë fituar shuma të jashtëzakonshme! 

Briseida Shehaj: Po ta bëntë vetë shteti këtë transaksion do të fitonte vetë shteti.

Klodian Tomorri: Kjo është tabela se cfarë ka ndodhur vetëm për 13 ditë. I ka dhënë energji me vlerë 2.6 milionë euro, dhe NOA ka kthyer rreth 1.5 milionë. Diferenca është 1 milionë e 100 mijë euro vetëm për 13 ditë.

Zbulohet afera me energjinë elektrike/ KESH "mbushi xhepat" e

Briseida Shehaj: Të paktën këtë ta bënte shteti dhe do të fitonte. Kur e di që e ke vendosur shtetin në siklet për shkak të eurobondin, borxhit. Ja ku ke një transaksion që fiton kaq për 13 ditë.


PERSONAT PËRGJEGJËS PËR AFERËN

Ylli Rakipi: Kush janë personat përgjegjës për këtë aferë? 

Klodian Tomorri: Është tentuar disa herë të bëhet por nuk ka patur guximin njeri. Por sivjet në mars, kompania Noa i bën shprehje intersi KESH-it, ku i thotë duam të shkëmbejmë energji me ju dhe i çon draft kontratë.
Drejtori i KESH, Benet Beci, e merr propozimin e Noa dhe ia përcjell autoritetit të konkurencës dhe ERE. Autoriteti i Konkurencës, mbledh komisionin dhe i japin ok. Në vetëm tre ditë që shkresa u përpilua dhe u mblodh komisioni edhe pse ky institucion e kishte hedhur dy herë poshtë një kontratë të ngjashme, por jo kaq flagrante sa kjo.
ERE merr pak më shumë kohë dhe e heq veten nga përgjegjëia, thotë përgjegjësine e ka bordi drejtues i KESH, ne nuk përzihemi. Në Maj, është firmosur kontrata nga drejtori i komanduar i KESH, zoti Besjan Kadiu. Kjo është historia e kësaj kontrate. Gjithë këto institucione dhe këta zyrtarë e dinin çfarë po bënin dhe ishin të ndërgjegjshëm se çfarë po bënin, po tjetërsonin fondet publike nëpërmjet kësaj kontrate. 
Kaskada e Drinit, aseti më i madh stratgjik i Shqipërisë, vihet në dispozicion të një kompanie private.