NË FOKUS, 8 Nëntor 2021, 21:05

“Jeta është një ironi e madhe” Glauk Olldashi: Përse sot jam me Berishën, edhe pse ai nuk e mbështeti babain tim!

“Jeta është një ironi e madhe” Glauk Olldashi:
Glauk Olldashi në "Të Paekspozuarit"

Glauk Olldashi, anëtari i kryesisë së FRPD, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku foli për lëvizjen e Sali Berishës dhe përse ai po e mbështet sot ish kryeministrin. 

Olldashi tha se Berisha është sot i vetmi njeri që mund të ketë një lëvizje të suksesshme në PD.

I pyetur se përse ai sot e mbështet Berishën, kur ky i fundit nuk i dha mbështetje babait të tij, Sokol Olldashit në vititn 2013, duke mbështetur Bashën, Olldashi deklaroi se "jeta është një ironi e madhe". 

Pjesë nga debati në studio: 

Glauk Olldashi: Sa i përket mbështetjes së forumit rinor ndaj doktorit nuk është thjesht si individ, por është më shumë mbështetje ndaj kauzës që ai ka marrë përsipër të na drejtojë. Një kauzë që është ngritur jo pak herë nga ne, por nga shumë aktivistë të PD, që sot nuk janë më pjesë e saj fatkeqësisht. Deri tani asnjë nga ne nuk ka patur fuqinë e duhur politike për ta kthyer këtë kauzë në një lëvizje të suksesshme.

Ylli Rakipi: Zoti Olldashi, në vitin 2013 babai juaj mendonte se do të kishte zgjedhje të vërteta në PD për kryetarin, por nuk ndodhi kështu. Këtë gjë në fakt e bëri edhe Sali Berisha. Përse e mbështesni ju sot? 

Arjan Curri: Pse Glauku mbështet doktorin, ndërkohë që ai nuk e ka mbështetur babain e tij dikur?

Glauk Olldashi: Jeta është një ironi e madhe!

Arjan Curri: Ju thatë që nuk e mbështesni Berishën si individ por kauzën. E besoni kauzën?

Glauk Olldashi: Kjo që po diskutonit pak më parë. E thënë pak më ndryshe, do të ishte që, ai që filloi etapën e demokracisë në vendin tonë, për ironi të fatit është edhe ai që ka mundësinë më të madhe që ta mbyllë këtë etape dhe të nisë një PD ku forumet funksionojnë, ku kryesia e partisë është funksionale dhe një PD që frymëzon demokratët dhe është shembull, jo vetëm për demokratët por të gjithë shqiptarët.

Poll