NË FOKUS, 4 Tetor 2021, 21:26

Politikani shqiptar që fshihet në parajsat fiskale/ Klodian Tomorri: BIRN ka akses tek të dhënat, të publikojë emrin!

Politikani shqiptar që fshihet në parajsat fiskale/ Klodian Tomorri:

Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar skandalin e “Pandora Papers” dhe faktin se është përmendur edhe një politikan shqiptar që ka lidhje me kompanitë offshore. Emri i këtij politikani nuk është publikuar ende, por sipas Tomorrit, rrjeti investigativ BIRN, ka akses në databazën e konsorcoumit të gazetarëve investigativë dhe duhet të publikojë emrin.

“Ne vetëm mund të spekulojmë. Është një numër shumë i madh të dhënash. A është përpunuar dosja ku gjendet emri i politikanit shqitpar? Nuk e dimë. Po të shohim praktikat e kaluara, konsorciumi i gazetarëve investigative, ka bërë publikim gradual.
Sot, databaza e këtyre të dhënave nuk është publike që të aksesohet nga të gjithë përdoruesit.

Besoj që në Shqipëri ka akses vetëm BIRN. Për shkak se kjo lojë është hapur tani, është në detyrimin e rrjetit në fjalë të publikojë të plotë informacionin. Në të kundërt do të dalë një flluskë dhe do të lërë shije shumë të keqe në publik.
Edhe Panama Papers u frynë shumë kur u publikuan, por më pas doli që nuk kishin ndonjë informacion domethënës.
Tashmë që është bërë e ditur se ka një politikan shqiptar i fshehur në parajsa fiskale, duhet ta publikojnë, sepse BIRN ka akses në databazë”, tha Tomorri.

/TPZ.al/

~tpz.al~