NË FOKUS, 25 Tetor 2021, 21:54

Bylykbashi bën deklaratën e fortë: Gjërat që thotë Basha për ndërkombëtarët, të pavërteta, kam burime!

Bylykbashi bën deklaratën e fortë: Gjërat që thotë

Oerd Bylykbashi, deputet i Partisë Demokratike dhe një figurë e rëndësishme e të djathtës, ka bërë një deklaratë të fortë në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Bylykbashi tha se narrativa që ka ndërtuar Lulzim Basha për gjërat që thonë të huajt privatisht, është e gënjeshtërt.

Së pari, duke qenë se vetë, kam marrëdhënie shumë të mira me komunitetin ndërkombëtar, dua të them se gjëja më e rëndësishme me ta është të jesh i drejtpërdrejt dhe i qartë. Unë di po aq sa di Lulzim Basha. Mund të them se Basha e ka narrativën të pavërtetë. Ja kam thënë Bashës edhe në grupin parlamentar.

Derisa doli non-grata e Berishës, ishte çështje e rëndë por e lidhur me individin Berisha. Ai bëri një lëvizje, që u surprizova. Ai tha shkoj në gjykatë, sillni provat.

Sot zhvillimi është krejt tjetër, është çështje demokracie brenda partisë. Askush nuk ngatërrohet dhe bëhet dot palë në një konflikt demokracie brenda partisë. Për rrjedhojë, ndërkombëtarët shprehin shqetësimin dhe inkurajimin për të vijuar këtë betejë për demokracinë. E di që i japin rëndësi shumë të madhe çështjes së demokracisë brenda partisë. Kjo ka kaluar nga një përplasje mes dy individësh.

Berisha po bën edhe opozitarizëm, ka bërë edhe mea culpa”, tha Bylykbashi.