TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputetja Jorida Tabaku e ftuar në një intervistë në “Now” në Euronews Albania tha se Partia Demokratike nuk duhet të nxitojë për zgjedhjen e një kryetari të ri.
Sipas saj duhet një proces ndryshe në mënyrë që Partia Demokratike të jetë sa më afër njerëzve dhe duhet të rrisë numrin e anëtarësimeve.
E pyetur në rast se do të jetë Basha apo Berisha ai që do të bashkojë partinë, ajo tha se tashmë në PD flitet për një organizim ndryshe i cili do të vijë përmes një grupi njerëzish dhe kjo prej një kryetari të vetëm.
“Partia demokratike nuk ka nevojë për një figurë 1-shi, por për një grup njerëzisht të cilët bashkërisht përpiqen të japin mesazhin që nuk ka rëndësi karrigia, nëse ne nuk ndryshojmë.
Unë me këtë ide për të drejtuar këtë proces e për të hapur anëtarësime të reja, mendova ta propozoj këtë gjë si aktivitet i një grupi të partisë demokratike, që ka vërtetë dëshirë ta bashkojë këtë grupin e madh të Partisë Demokratike.
Ne do e diskutojmë gjatë këtë, nuk është e lehtë. Por zgjedhja në këtë moment e një kryetari, nuk shkon, ne duhet të bëjmë një proces anëtarësimesh nga poshtë lartë”,-tha Jorida Tabaku.