TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas ngjarjes së rëndë në Pogradec ku mbeti i vrarë 42-vjeçari Egli Proga nga autori i dyshuar D. M., 29 vjeç, flasin të njohurit e të ndjerit në vendin ku ai punonte. Ata u shprehën se viktima ishte tip i qetë dhe nuk ka pasur kurrë konflikte as me ta dhe as me njerëz të tjerë.
"Këtu kam shumë vite dhe me Eglin kam nëntë vite punë. Marrim kafet, merrte një gjë, më jepte një gjë. Në komunikim ishte shumë i qetë, s’e kam parë të zihet me njeri, as të ngatërrohet. Edhe komunikimin me të atin e kishte me zë të ulët, shumë qetë.
Atë pasdite unë ika, më duhej oferta se më doli punë të merrja djalin. I kërkova Eglit a e bëri ofertën. Më tha jo dhe bëmë shaka; i thashë po bëhesh si mua. Dola te dera e po rrija, ishte duke kaluar aty dhe e pyeta ç’po bën.
Edhe shakatë i kishte të vogla, të pakta, nuk fliste shumë. Ka rastisur që më sillte kafe, edhe motra thoshte sa djalë i mirë. Kur ika, e lashë mirë, ishte i ati aty, po mbase është larguar për të marrë fëmijët. Shumë djalë i urtë, shumë i qetë. Ngjarjen e mora vesh ditën tjetër kur erdha në punë. Pashë në telefon që kishin hedhur për ngjarjen."