AKTUALITET, 12 Gusht 2024, 11:52

Ministria e Mbrojtjes jep përditësime për situatën e zjarreve: Njëmbëdhjetë vatra vijojnë të jenë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes jep përditësime për situatën e

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë përditësime lidhur me situatën nga zjarret në 24 orët e fundit. Sipas njoftimit janë shënuar dyzeteshtatë vatra zjarri, nga të cilat është bërë e mundur shuarja e tridhjetegjashtë prej tyre, ndërsa njëmbëdhjetë vatra vijojnë të mbeten aktive.

Në Parkun Kombëtar të Prespës në Malin e Thatë, strukturat vendore kanë punuar pa ndërprerje për izolimin e vatrës së zjarrit. Zjarri vazhdon aktiv, për shkak të terrenit të vështirë.

Në qarkun e Tropojës, janë aktive dy vatra zjarri: në zonat pyjore të fshatit Rajë dhe Geghysen si dhe në fshatin Çeren, ku vatra e zjarrit pranë Parkut Kombëtar të Alpeve është përhapur dhe terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen.