AKTUALITET, 12 Gusht 2024, 10:26

Ekipi olimpik pritet me ceremoni në Rinas, ambasadorja franceze: Ndihem krenare për dy medaljet që u fituan

Ekipi olimpik pritet me ceremoni në Rinas, ambasadorja franceze: Ndihem

Ambasadorja e Francës, Catherine Suard ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në Rinas për mikpritjen e ekipit olimpik shqiptar që u kthye në atdhe me dy medalje bronzi.

Ambasadorja u shpreh se ndihet shumë krenare dhe e lumtur për dy medaljet e fituara nga ekipi shqiptar.

Ndërsa theksoi se Parisi i solli fat Shqipërisë.

“Lojërat Olimpike ishin të jashtëzakonshme. Jam e shumë e kënaqur për medaljet që u morën.

Parisi i solli fat Shqipërisë për dy medaljet për të cilat unë ndihem krenare sot.

Përgëzime, por do të doja të nënvizoja faktin që organizuam së bashku si festimin e festa të Francës dhe dorëzimin e flamurit të ekipit shqiptar para nisjes së Lojërave Olimpike. Përgëzime”, tha diplomatja franceze.