AKTUALITET, 12 Gusht 2024, 12:41

Dyshohet se u dhunua për vdekje pas sherrit në lokal, momentet e fundit të të jetës së 42-vjeçarit

Dyshohet se u dhunua për vdekje pas sherrit në lokal, momentet e

Janë publikuar pamjet e mometeve të fundit të jetës së Eglantin Progës. 42-vjeçari u dhunua për vdekje në lokalin e të atit në Pogradec.

Policia fillimisht nuk e raportoi ngjarjen si vrasje, por tha se Proga kishte qenë në gjendje të dehur dhe ishte rrëzuar.

Ka qenë shtetasi me iniciale D. M., banues në fshatin Buçimas ai i cili dyshohet se ka goditur Egli Progën me sende të forta, duke i shkaktuar plagë të rënda dhe fraktura në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, shtetasi D. M., është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që nga kqyrja e kamerave të sigurisë edhe për policinë është sqaruar gjithë dinamika e sherrit të ndodhur.

Në orën 01:30 minuta ka qenë policia e Pogradecit ajo që ka bërë të mundur ndalimin e shtetasit D. M., si i dyshuar për këtë ngjarje të rëndë.

Së bashku me të dyshuarin kryesor D. M., nisur nga pamjet e kamerave të sigurisë, grupi hetimor pranë komisariatit të Pogradecit ka arrestuar edhe tre persona të tjerë.

Bëhet fjalë për shtetasit me inicialet V. Sh., A. M., dhe L. G., të gjithë nga Pogradeci.

Tre të arrestuarit nga ana e policisë akuzohen për “Moskallëzim të Krimit”.