AKTUALITET, 4 Qershor 2023, 22:14

Vajzat po bëjnë lazer dhe injeksione të lira, dermatologët: Tregu estetik ”ka dalë nga shinat"

Vajzat po bëjnë lazer dhe injeksione të lira, dermatologët:

Trendi më i fundit i vajzave të reja për të zbukuruar pamjen duke ndërhyrë në pjesë të ndryshme të fytyrës apo trupi shpesh po i dëmton.

Duke u joshur nga çmimet më të lira, vajzat  zgjedhin t’i marrin këto shërbime nëpër parukeri apo ambiente të pacilësuara duke injektuar madje edhe produkte të paregjistruara.

 “Tregu i estetikës ka dalë nga shinat. Lazeri apo injeksioni janë mjekësore ndaj duhet të kryhet nga një mjek .Çdo qendër estetike duhet të ketë  një mjek të licensuar për këto shërbim. Ndërsa nuk dihet çfarë produktesh fusin në trup”, tha mjekja dermatologe Brunilda Bardhi.

Shpesh kemi parë vajza me deformime në fytyrë apo dëmtime të tjera. Për këtë mjekët dermatologë profesionistë kërkojnë të ndërhyhet menjëherë.

 “Ne kemi plot raste që vijnë për të riparuar dëmtimet që kanë pësuar. Mjekësia estetike duhet ofruar vetëm nga profesionistë”, tha mjekja Monika Fida.