AKTUALITET, 4 Qershor 2023, 17:41

"Një pritje e veçantë", Rama publikon pamjet e turit në fshatrat arbëreshe

"Një pritje e veçantë", Rama publikon pamjet e turit

Edi Rama vijon turin në fshatrat arbëreshe të Kalabrisë, me një delegacion të gjerë që e shoqëron ku marrin pjesë kryebashkiakët e rinj të Shkodrës, Vlorës dhe Durrësit. Kryeministri ka marrë me vete edhe bashkëshorten Linda, e djalin e vogël Zaho. Rama, duke ndarë në rrjetet sociale këtë takim, thekson: “Një pritje e veçantë në San Benedetto Ullanos nën tingujt e muzikës arbëreshe”.