AKTUALITET, 4 Qershor 2023, 17:29

Përleshje mes bandave rivale në Milano, tre shqiptarë plagosen me thikë nga afrikanët

Përleshje mes bandave rivale në Milano, tre shqiptarë plagosen me
Vendi ku ndodhën plagosjet

Përleshje të dhunshme kanë ndodhur në rrugët e Milanos në Itali, ku për pasojë të plagosur kanë mbetur tre shqiptarë, dy 18-vjeçarë dhe një 17 vjeç.

Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ka ndodhur natën e së shtunës, mes bandave rivale, njëra shqiptare dhe tjetra afrikane.

Fillimisht personat u përleshën me grushte dhe shkelma, por më pas dhuna degjeneroi në përdorimin e thikave, ku për pasojë tre shqiptarët u plagosën, ku njëri prej tyre ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autorët, të cilët janë anëtarë të bandës afrikano-veriore janë arratisur, ndërsa policia po punon për kapjen e tyre.