TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një person ka humbur jetën ndërsa 14 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti rrugor, ku janë përfshirë një autobus dhe disa makina në qytetin e Avellinos në jug të Italisë.
Dinamika e aksidentit është ende duke hetuar, por sipas informacioneve të para ka patur një aksident mes dy makinave, ku ka humbur jetën një shofer.
Pasi ka parë aksidentin shoferi i autobusit me 38 pasagjerë është kthyer majtas duke u nisur drejt parmakut për të shmangur goditjen, por për fat të keq ka dalë jashtë rruge.
Tre makina të tjera, të cilat ishin prapa autobusit, kanë përfunduar duke u përplasur me makinat e ndaluara në qendër të rrugës.
“Ishim të gjithë në gjumë. Na zgjoi frenimi i fortë dhe më pas zhurma, kur u përplasëm para se të përfundonim jashtë rrugës”, thotë njëri një prej pasagjerëve që ishte në autobus.
Autobusi ishte nisur nga Leçe dhe do të shkonte në Romë. Për nxjerrjen e autobusit autoritetet italiane kanë përdor këtë vinç ndërsa ambulancat kanë transportuar të lënduarit pranë spitaleve më të afërta.