AKTUALITET, 4 Qershor 2023, 13:52

Aksidenti i rëndë i mori jetën të miturit që ndodhej jashtë lokalit, policia arreston 2 shoferët. Njëri prej tyre ishte në gjendje të dehur

Aksidenti i rëndë i mori jetën të miturit që ndodhej

Dy drejtuesit e automjeteve që u aksidentuan një ditë më parë në Bërxullë duke i marrë jetën një të mituri që po qëndronte në ambientet e jashtme të një lokali, janë vënë në prangat e policisë.

Sipas policisë, njëri prej tyre ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme në lidhje me aksidentin e ndodhur në Bërxullë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit N. A., 63 vjeç, banues në Kodër Kamzë, dhe E. H., 30 vjeç, banues në Paskuqan.

Shtetasi N. A., duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin tip “Dacia”, me drejtues shtetasin E. H. Nga përplasja automjeti tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një lokali duke aksidentuar një shtetas të mitur 9-vjeçar. I mituri nga dëmtimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.