TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pamjet që shihni në foto tregojnë situatën në ambientet e pasme të pallatit nr. 10, në rrugën “Frang Bardhi” në lagjen “Skëndërbeg” të qytetit të Lezhës.
Ujerat e zeza të banesave private shkarkohen pranë këtij pallati, ngjitur me prefekturën dhe Bashkinë e Lezhës.
Situata, e cila vijon prej muajsh ngriti në proteste banoret që thonë se bashkëjetesa me ujërat e zeza është kthyer në shqetësim të madh për ta.
Edhe pse janë ankuar zyrtarisht tek institucionet përgjegjëse, asnjë masë nuk është marrë për t’i dhënë zgjidhje problematikës.
“Nuk e di kush mundet të mbajë përgjegjësi në këtë vend që ë vendosë dorë, kjo problematikë është bërë zyrtarisht e njohur, por nuk ka marrë zgjidhje”, thanë banorët.
Me rritjen e temperaturave prezenca e ujerave të zeza përreth këtij pallati bëhet edhe më shqetësuese për shkak se rrezikohet përhapja e ndonjë epidemie.