TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bashkia e Durrësit do të ndërhyjë në kuadër të procesit të rindërtimit për rikonstruksionin dhe riparimin e hapësirave të përbashkëta në pallatet që ndodhen kryesisht në rrethina.
Konkretisht bëhet fjalë për një fond limit 3.1 milionë euro dhe procedura tashmë e çelur ka në përmbajte të saj dy lote.
I pari parashikon Rikonstruksioni dhe riparimi mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në Bashkinë Durrës, Njësitë Administrative Nr.5 dhe Rrashbull dhe i dyti rikonstruksioni dhe riparimi mjediseve në bashkëpronësi ose të përbashkëta në ndërtesa (pallat) në Bashkinë Durrës, Njësitë Administrative Nr.1, 2, 3, 4, 5, Sukth, Manëz.
Bashkia ka sqaruar në dokumentet e saj se afati për realizimin e punimeve është 168 ditë ndërkohë që subjekti që do të fitojë garën e për rrjedhojë do të jetë edhe zbatuesi do të duhet të japë garanci për të paktën dy vite nga momenti i ndërhyrjes.
Për lotin e parë referuar kodeve të vëna në dispozicion nga Bashkia e Durrësit janë rreth 100 objekte ndërkohë që për lotin e dytë janë rreth 72 objekte.
Afati për dorëzimin e ofertave sipas dokumenteve nga ana e operatorëve të interesuar është data 2 mars e këtij viti.
Bashkia e Durrësit, ishte bashkia e prekur më rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 me dëmtime të jashtëzakonshme në ndërtesa. Kjo bashki arriti të kalonte me shpejtësi fazën e parë të procesit të rimëkëmbjes, që lidhej me mundësimin e granteve të rikonstruksionit për dëmtimet më të lehta të kategorisë DS1-DS2-DS3.
Në total sipas shifrave zyrtare deri në dhjetor 2021 ishin 14.291 përfitues të granteve të rikonstruksionit. Shpërndarja e tyre u mundësoi familjeve të bënin ndërhyrjet në mënyrë të pavarur dhe të riktheheshin, apo të vazhdonin qëndrimin në banesat ekzistuese.
Paralelisht me ndërtimet e reja të cialt janë në faza të ndryshme nga projektimi tek prokurimi e zbatimi, bashkia e Durrësit po zbaton edhe ndërhyrjet për rikonstruksione në mjediset e përbashkëta ku bën pjesë edhe procedura më e fundit./Monitor