TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha do të thirret javën e ardhshme në SPAK. Berisha do të thirret për të dhënë dëshminë e tij për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Lajmi është konfirmuar nga gazetarja Klodiana Lala. Ajo tha se përveç ish-kryeministrit Berisha, është planifikuar që të merret në pyetje si person që ka dijeni për procedurat dhe ish-ministri Arben Imami.
Po ashtu në pyetje do merret dhe Xhemal Gjunkshi, ish-ushtarak i lartë dhe deputet demokrat.
Sot në pyetje për këtë çështjes u mor ish-ministri Fatmir Mediu.
Mediu tha për mediat se ishte pyetur nga prokurorja si person që ka dijeni për çështjen ndërsa kujtoi se nuk mund të fliste më shumë detaje si pasojë e sekretit hetimor.
Privatizimi i ish-kompleksit Partizani u bë gjatë kohës kur Berisha ishte kryeministër dhe, sipas PS-së, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, një nga pronarët e truallit, përfitoi padrejtësisht, miliona euro.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, më 17 nëntor 2020, dorëzoi një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Një pronë me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Në letrën për SPAK Balla ka kërkoi informacion se çfarë është bërë me këtë hetim.
Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur shumë kulla, ku akuzohet se Jamarber Malltezi është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve.