TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati korçar Esmerald Xhafa, ka ngritur sot një kallëzim penal në SPAK në lidhje me shembjen e aksit Korçë-Ersekë, pas shembjes së rrugës.
Subjekt i padisë janë ARRSH-në, Bashkinë e Kolonjës dhe Kompaninë që po kryen investimin, për veprat penale: “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Korrupsioni i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Përveç projektit, Xhafa ka bashkangjitur dhe pamje filmik ku fakton punimet me cilësi të dobët dhe ndërtimin i cili është bërë ndryshe nga projekti.
Segmenti ka standard normal të kategorisë C dhe vetëm një korsi. 1 kilometër i saj ka kushtuar 3 milionë euro. Por pavarësisht kësaj, rruga ka 10 vjet që nuk mbaron. Punimet për pjesën e parë (atë që ka rrëshkitur) duhet të ishin dorëzuar në vitin 2022, ndërsa për të gjithë veprën në prill të këtij viti.
Tenderi është fituar nga kompania A.N.K. në pronësi të vëllait të ish-deputetit socialist Ndue Kola, ndërsa kompania ka marrë afro 4 milionë euro shtesë për punime të paparashikuara. A.N.K fitoi koncesionin për ndërtimin e rrugës me gjatësi 17 km Milot-Balldren me vlerë 310 milionë euro, projekt që u braktis pasi dështoi të siguronte paratë nga bankat.