AKTUALITET, 18 Shkurt 2024, 19:44

'Jemi katandisur te çapa e bukës', aktori Mehdi Malkja përlotet poshtë ballkonit të Berishës (VIDEO)

'Jemi katandisur te çapa e bukës', aktori Mehdi Malkja

Aktori Mehdi Malkja, në fjalën e tij para mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha, bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e 20 shkurtit.

“Doktor ne nga ana ime kemi një shprehje: Nuk çan kokë rrapi se i bien gjethet.
Tani që po vijë dy persona po dialogonin dhe njëri tha, Nuk më ngroh ky bashkimi. I thash pse ndarja të ngroh?

Njerëzit bashkohen me zemër jo me fjalë.
Unë e dua vendin tim. Thuhet ky vend nuk bëhet, vendi është i bërë ne po e prishim.

Ne jemi tek çapa e bukës, këtu jemi katandisur. Nuk themi do shkojmë të hamë drekë, por do ikim të hamë bukë.
Protestoni se nuk vdisni!”, ka përfunduar ai.