AKTUALITET, 18 Shkurt 2024, 18:36

Protesta e fermerëve grekë bllokon punën në Kakavijë, policia greke jep njoftimin

Protesta e fermerëve grekë bllokon punën në Kakavijë,

Këtë të diel, policia kufitare greke ka njoftuar se nga ora 19:00 deri në orën 22:00, rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Mjetet e vogla do të lejohen të kalojnë, ndërsa ata të tonazhit të rëndë (kamionë e autobusë, nuk do të lejohen.

"Njoftohemi nga Policia Kufitare greke se nga ora 19:00 deri në 22:00 rruga nacionale Kallpaq-Janinë do jetë e bllokuar për shkak të protestës që po zhvillojnë fermerët.

Lejohet qarkullimi vetëm për mjetet e vogla"- njoftoi pika e kalimit kufitar në Kakavijë.