AKTUALITET, 18 Shkurt 2024, 12:51

Fundjava me diell mbush Shëngjinin me vizitorë të shumtë, dominojnë shqiptarët e Kosovës

Fundjava me diell mbush Shëngjinin me vizitorë të shumtë,

Moti me diell dhe temperatura të larta për periudhën që jemi, tërhoqi vizitor të shumtë drejt bregdetit të Shëngjinit këtë fundjavë.

Shëtitorja e plazhit dhe vija bregdetare ishin të populluara me qytetar, ku dominonin shqiptarët e Kosovës të cilët vijojnë të jenë besnik ndaj Shëngjinit.

Favorizuar nga kushtet atmosferike, vizitorët shprehen se kanë ardhur për të kaluar fundjavën në bregdetin e Shëngjinit, ndërsa thonë se janë frekuentues të rregullt, pasi kjo zonë turistike i përmbush në maksimum pritshmeritë e tyre.

Fluksit të vizitorëve gjatë fundjavave me diell në Shëngjin, po i përgjigjet me shërbime dhe pushteti vendor e biznesi vendas, ku pastrimi i territorit kryesisht në zonat më të frekuentuara është i vazhdueshëm.