TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy shtëpi në lagjen Dunavat i dytë në Gjirokastër përkatësisht në pronësi të Çezar Gjoksit dhe Çlirim Gjoksit janë djegur plotësisht nga një zjarr që shpërtheu papritur këtë pasdite.
Çezar Gjoksi jetonte i vetëm, por nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit ndërsa Çlirim Gjoksi tha se ishin duke drekuar në momenti që pikasën zjarrin bashkë me fëmijët nipërit e mbesat që kishin shkuar për vizitë. 10 vetë kanë nxituar të dalin nga banesa që fillimusht përfshiu tavanin e më pas një nga një dhomat. Të dy banesat në lagjen historike janë më shumë se 200 vjeçare dhe mendohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike në tavanin e njërës prej tyre.
Në lagjen me sokakë të ngushtë zjarrfikësit kanë pasur vështirësi të hyjnë e megjithë ndërhyrjen në kohë nuk kanë mundur të shpëtojnë asnjërën prej tyre por ja kanë dalë të izolojnë flakët në kufinjtë e dy banesave duke penguar përhapjen e tyre në banesa të tjera të lagjes që gjendeshin vetëm 4m larg zjarrit. Banorët që dolën në rrugë të shqetësuar nuk kanë pasur asnjë mundësi për të ndihmuar ndërhyrjen.
Fillimisht u mendua se shkak për zjarrin mund të ishte bërë Çezar Gjoksi i cili trajtohet për sëmundje të shëndetit mendor nga shtëpia e të cilit nisi zjarri, por më pas u konstatua se ai nuk gjendej në banesë në momentin e zjarrit.
Dy familjet e pastreha do të akomodohen tek komshinjtë ndërsa ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Kjo ishte situata me e rëndë ndër vite e një zjarri në zonën historike ku brenda një ore janë shkrumbuar plotësisht dy banesa.