TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia në Kavajë ka arrestuar shtetasin me iniciale A.Sh., si autor të dyshuar të plagosjes me thikë të të një 55-vjeçari.
Në njoftimin zyrtar thuhet se 22-vjeçari u vu në pranga pas disa orë kontrollesh në zonë.
Po ashtu, shërbimet e Policisë, sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe automjetin me të cilin 22-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Policia identifikon, kap dhe vë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes së një 55-vjeçari, ditën e djeshme.
Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në lagjen nr. 5, Kavajë, ku u godit me mjet prerës (thikë), shtetasi I. K., 55 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas disa orë kontrollesh në zonë për kapjen e autorit, kanë lokalizuar, kapur dhe arrestuar shtetasin A. Sh., 22 vjeç, autor i dyshuar i plagosjes së 55-vjeçarit.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë, sekuestruan mjetin prerës (thikë) me të cilin dyshohet se ka kryer plagosjen, si dhe automjetin me të cilin 22-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.