AKTUALITET, 18 Shkurt 2024, 11:42

Pengmarrje, grabitje dhe plagosje, arrestohet 29-vjeçari i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane! Ishte fshehur në Tiranë

Pengmarrje, grabitje dhe plagosje, arrestohet 29-vjeçari i shpallur

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 29-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.B., i cili dyshohet për disa vepra të rënda penale, si pengmarrje, grabitje dhe plagosje.

I riu  ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

29-vjeçari u arrestua me qëllim ekstradimi drejt shtetit gjerman.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet nga Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, operacioni policor i koduar “Weekend”.

I kërkuar ndërkombëtarisht për pengmarrje, grabitje me armë, heqje të paligjshme të lirisë dhe plagosje të rëndë me dashje, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, një 29-vjeçar.

Shërbimet e Sektori i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimin, dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Weekend”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në bulevardin “Zhan D’Ark”, dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin Aneo Buzi, 29 vjeç.

Ky shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Osnabruck, Gjermani, e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprat penale “Pengmarrja”, “Grabitja me armë”, “Heqja e paligjshme e lirisë”, dhe “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi në Gjermani.