TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti demokrat Flamur Noka, sëbashku me kreun e grupit parlamentar të opozitës Gazment Bardhi, kanë vijuar turin e tyre këtë fundjavë në Korçë, nga ku u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 20 shkurtit.
Noka u shpreh se Korça është harruar nga qeveria dhe është shpopulluar, ndërsa shtoi se “Korça ka nevojë për një tjetër këndvështrim, e ndryshim”.
Ndër të tjera Noka u pyet edhe për skenarët e protestës, për të cilën tha se nuk është e nevojshme sipas tij të diskutohen.
“Nuk është nevoja të diskutohet për detajet e protestës. Protesta është protestë dhe qytetarët vinë për të protestuar për asgjë tjetër”, tha Noka.
Noka: Turi ynë sot ishte në Devoll, tashmë do të ndalojmë në Korçë. Ne këtë Korçë që dikur ka qenë zojë e bukur, e sot është e harrur. Rilindja vetëm beton Korçës, varfëri, shpopullimi një nga plagët më të rënda. Ndaj jemi këtu së bashku me zotin Bardhi si kryetar i grupit, me strukturat e partisë, për të trokitur në dyert e qytetarëve për të sensibilizuar korçarët, sot është dita për të protestuar.
Korça ka nevojë për një tjetër këndvështrim, e ndryshim, ka nevojë për vëmendjen e shtetit jo për thundrën e pushtetit.
Nuk është nevoja të diskutohet për detajet e protestës. Protesta është protestë dhe qytetarët vinë për të protestuar për asgjë tjetër.