AKTUALITET, 13 Gusht 2024, 20:53

Rrahja për vdekje e Egli Progës, qytetarët thirrje për protestë

Rrahja për vdekje e Egli Progës, qytetarët thirrje për

Rrahja për vdekje e Egli Progës dhe fshehja e ngjarjes nga ana e policisë ka sjellë një indinjatë të madhe tek qytetarët shqiptarë.

Në qeli për ngjarjen e rëndë është autori i dyshuar me iniciale D. M., ndërsa tre personat e tjerë V. Sh., A. M., dhe L. G., janë me detyrim paraqitje detyrim paraqitje.

Në rrjetet sociale është bërë thirrje për protestë, në datën 19 gusht në orën 19:30.

“Drejtësi për Eglin. Marshim nga sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, kundër gangove me pushtet për jetën, për sigurinë, për drejtësinë”, thuhet në posterin që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale.

Seanca zgjati përreth dy orë dhe fund gjykata vendosi të lërë në burg D. M., nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia, ndërsa V. Sh., A. M., dhe L. G., të arrestuar për moskallëzim krimi, u lanë të lirë, me ‘detyrim paraqitje’.

Por familjaret e viktimës nuk ishin dakord me masat e dhëna duke kërkuar hetim edhe më të detajuar të ngjarjes.

E motra e Egli Progës është prononcuar pas gjyqit ndaj autorit të dyshuar të vrasjes së të vëllait. Ajo theksoi se drejtësia e ka vrarë përsëri vëllain e saj, ndërsa theksoi se bëhet fjalë për një krim në bashkëpunim mes bandash kriminale.

“Po flisnim për padrejtësinë që filloi në Policinë e Shtetit, padrejtësia që kanë bërë ata në çdo regjistrim, akt që kanë sjellë ata ka shoqëruar edhe gjykatën në padrejtësi. Janë lënë të lirë të gjithë vrasësit, një padrejtësi të menjëhershme në kohë së bashku në bashkëpunim, banda të bëra bashkë. Kam parë skedën e vdekjes dhe është vrasje, po flasim për vrasje, çfarë janë këta që lihen me detyrim paraqitje, që është duke u vrarë Egli me çdo veprim e mosveprim që është duke u kryer. Po flasim për vrasje me dashje, në bashkëpunim”, tha ajo.