AKTUALITET, 25 Nëntor 2021, 22:16

Rama sqaron pse çmimi i naftës në Shqipëri është më i shtrenjti në rajon

Rama sqaron pse çmimi i naftës në Shqipëri është

Çmimi i naftës në Shqipëri është ndër më të shtrenjtët në rajon dhe për këtë kryeministri Edi Rama dha një përgjigje nga emisioni “Të Paekspozuarit” në MCN TV.

Rama sqaroi se, ndryshe nga vendet e rajonit në Shqipëri te çmimi i naftës është e përfshirë edhe taksa e qarkullimit dhe taksa e karbonit, gjë që vendet e rajonit, siç u shpreh ai, e kanë më vete.

Ai po ashtu theksoi se, çmimi i naftës është rritur në të gjithë botën, ndërkohë që shtoi se pavarësisht rritjes çmimi është më i lirë sot se sa në 2013-ën.

Pjesë nga biseda:

Rama: Rritja e çmimit të naftës është globale.

Rakipi: Tani është 40 dollarë më pak për fuçi.

Rama: Unë flas për çmimin sot nëpër botë. Është rritur.

Rakipi: Merrni vetëm Rajonin dhe nuk i ka si ne.

Rama: Është rritur çmimi. Ne kemi edhe taksën e qarkullimit këtu. Kjo taksë është vënë nga Ridvan Bode dhe është nga pak gjërat me logjikë. Në këtë mënyrë mblidhet ajo taksë. Në vendet e rajonit e kanë veç. Ne kemi edhe një taksë karboni tek nafta. Por ajo që kam thënë është se nafta ka qenë më e shtrenjtë në 2013-ën se sa në këtë periudhë.

Rakipi: Është luajtur gjithnjë me këtë dhe Shqipëria është një nga vendet më të shtrenjta.