TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reshjet e dendura të shiut që kanë prekur territorin e vendit kanë shkaktuar problematika në shumë zona të vendit.
Problematike shfaqet situate dhe në bashkinë e Kolonjës, ku rritja e prurjeve të lumit ka shkaktuar dëmtimin e këmbëve të urave në fshatrat Qafzes, Shtike dhe Gostivisht.
Bëhet me dije se në lëvizje janë vënë strukturat përkatëse në mënyrë që dëmi të mos jetë më i madh.

Shqetësuese shfaqet situata dhe në zonën e Vlorës, ku rritja masive e prurjeve të lumit Vjosë ka bërë që të çahet diga në pjesën e poshtme të Urës së Mifolit, duke përmbytur dhe disa shtëpi.