AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 11:26

“Mos jam në ëndërr?”/ Fuga ironizon Bashën: Në mëngjes i iku partia, në darkë thotë do t’i përjashtoj!

“Mos jam në ëndërr?”/ Fuga ironizon Bashën:

Akademiku Artan Fuga përmes një postimi në rrjetet sociale ka ironizuar Lulzim Bashën, i cili një ditë më parë u shkarkua si Kryetar i PD nga delegatët e Kuvendit Kombëtar të kësaj partie, ndërsa sot pritet të mbledhë Këshillin Kombëtar, për të larguar si kryetar të këtij forumi, Edi Palokën.

Fuga shkruan se në mëngjes Lulit i iku partia nga kontrolli, ndërsa në darkë ai deklaron se do t´i hedhë ata në gjyq se i morën stemën.

“Mos po shoh ëndërr?

Në mëngjes atij i iku partia krejt nga kontrolli, ky në darkë deklaron se do t’i hedhë në gjyq se i morën stemën.

Ata në mëngjes i thonë s’kemi më lidhje fare me ty, të kemi hequr, ky në darkë u thotë se meqë tani në aksham nuk keni ardhur në mbledhje, prandaj do t’ju përjashtoj!

Fërkoj sytë dhe them me vete: Mos jam në ëndërr!”, shkruan Fuga.