AKTUALITET, 11 Dhjetor 2021, 22:44

"Koha e deputetit Basha..."/ Berisha reagon urgjentisht pas konferencës së kryetarit të shkarkuar

"Koha e deputetit Basha..."/ Berisha reagon urgjentisht pas

Lulzim Basha, i shkarkuar nga detyra e kryetarit të PD-së, pas votimit të Këshillit Kombëtar, doli në mbrëmje në një konferencë për shtyp, ku deklaroi se "është në krye të detyrës", pra nuk e pranon vendimin e demokratëve. 

Menjëherë ka reaguar Sali Berisha, që e quan Bashën "deputeti i PD" dhe thotë se koha e tij ka mbaruar. 

"Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!", shprehet Berisha. 

Reagimi i plotë i Berishës: 

Koha kur deputeti Basha mund te bente pazar me fatet e Partise Demokratike ka marre fund. Ditet kur Partia sherbente si hipoteke per borxhet e kryetarit kane perfunduar! Ne nje dite historike, 4446 delegate te Kuvendit Kombetar te Partise Demokratike vendosen sot, te rimarrin ne dore fatet e Partise Demokratike duke shkarkuar Lulzim Bashen ne nje spektalel te vertete demokracie te ngjashem me standartet amerikane.

Kuvendi i sotshem riafirmon vlerat euro atlantike te PD duke rikthyer ne piedestal voten e lire ne te parin kuvend ne historine e Shqiperise te thirrur nga anetaresia.

Komisioni i Rithemelimit i mandatuar nga kuvendi konsideron nul dhe qesharake cdo deshire te deputetit Basha per te thirrur Keshillin Kombetar, per te shkakuar drejtuesin e ketij Keshilli apo per te marre masa displinore ndaj perfaqesuesve te mijera demokrateve qe me vote te lire dhe legjitime vendosen sot shkarkimin e tij!

Komisioni u ben thirrje te gjithe anetareve te Keshillit Kombetar si dhe ish anetareve te kryesise te repektojne vullnetin e Kuvendit Kombetar si organi me i larte drejtues i Partise Demokratike. Komisioni fton te gjithe drejtuesit e PD te lexojne dhe respektojne vullnetin e shumices qe shkarkoi kryetarin dhe jo te deputetit Basha qe kerkon te shkarkoje shumicen!

Sot eshte dita per t’u bashkuar dhe jo per te percare e “perjashtuar” partine per karriken e thyer te ish kryetarit!