AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 11:35

‘Basha vetëm një deputet’, Nishani: Nuk besoj se ka individ që aspiron politikën e ti shkojë pas

‘Basha vetëm një deputet’, Nishani: Nuk besoj se ka

Një ditë pas kongresit të rithemelimit të Partisë Demokratike ka reaguar ish-Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Në një postim në faqen e tij në facebook ai shkruan se, “Lulzim Basha tashmë është veçse një deputet deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e mandej ikën në Holandë”.

Postimi i plotë:

Nuk besoj se ka ndonjë individ që aspiron politikën e që ti shkojë më sot pas Lulzim Bashës.

Lulzim Basha tashmë është veçse një deputet deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare e mandej ikën në Holandë.

Shqipëria do të bëhet!

‘Basha vetëm një deputet’, Nishani: Nuk besoj se ka