AKTUALITET, 12 Dhjetor 2021, 11:43

Operacion anti-drogë në Kapshticë, sekuestrohet sasi e madhe lëndësh narkotike

Operacion anti-drogë në Kapshticë, sekuestrohet sasi e madhe

Një sasi e madhe lëndë narkotike që po transportohej në drejtim të Greqisë është sekuestruar këtë të dielë në Kapshticë.

Mësohet se akoma nuk ka një shifër të caktuar në lidhje me sasinë e kapur, por paraprakisht dyshohet se droga ndodhej në një kamion.

Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.