AKTUALITET, 23 Mars 2023, 13:24

Përgjimet/ I infiltruari i Policisë kërkon kokainë, trafikanti nuk përballon dot fluksin: Ti kujtohesh në fund o vëlla

Përgjimet/ I infiltruari i Policisë kërkon kokainë,

Zbulohen detaje të tjera lidhur me mënyrën sesi shpërndahej droga në Tiranë. Në dosjen hetimore të siguruar  tregon një moment kur njëri prej të infiltruarve të policisë me emrin e koduar ‘Reno’ komunikon me trafikantët dhe u kërkon kokainë.

Pasi Reno i bën porosinë, shpërndarësi Fabian Qoku i ankohet se i kërkon "mall" në momentin e fundit, duke ia bërë të pamundur që të sigurojë. 

“Në datën 27.01.2023, rreth orës 22:55, në rr. "Myslym Shyri", Tiranë, bazuar në autorizimin për blerje të simuluar personi i autorizuar me emrin e koduar "Reno", për blerjen e simuluar të një doze me lëndë te dyshuar narkotike të llojit kokainë, shtetasi Fabian Qoku. Pasi u bë sekuestrimi lëndës të dyshuar narkotike të llojit kokainë, u bë peshimi dhe rezultoi me peshe të përgjithshme me ambalazh 0.4 (zero katër) gram e cila më pas u fut në qesen provave me Nr.UNIK. A3005319.

Prova materiale e siguruar nga blerja e simuluar u dërgua për ekspertim kimik në Institutin e Policisë Shkencore. Veprimi i blerjes së simuluar u krye me e regjistrim video dhe audio,”- thuhet në dosje.

Biseda e transkriptuar

Reno: "Ça bëhet"

Fabian Qoku: "Dëgjo se një më ngeli mua se i hoqa se ti të lajmëro në fund o vëlla

Reno: E s’ke fare?

Fabian Qoku: "S’kam me vete duhet të iki të marr".

Reno: "Do të vish prapë

Fabian Qoku: "Okej po vij".