
Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së Helga Maria Schmid do të jetë prezente në Tiranë. Ajo pritet të mbajë takime me zyrtarë të nivelit të lartë dhe stafin e OSBE-së.
Schmid do të takohet me Presidentin, Bajram Begaj, kryeministrin Rama, ministren e Evropës dhe Punëve të Jashtme Xhaçka dhe kryetaren e Kuvendit Nikolla. Ajo do të ketë gjithashtu takime me deputetë të kuvendit të Shqipërisë, përfshirë përfaqësueset e Aleancës së Grave, si dhe shoqërinë civile.
Ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me kreun e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.