AKTUALITET, 23 Mars 2023, 09:28

Jeni alergjikë në pranverë? Mjekja tregon oraret që duhet të shmangni në natyrë

Jeni alergjikë në pranverë? Mjekja tregon oraret që duhet

Mjekja Mira Xhixha në një intervistë në Panorama e Mëngjesit, renditi disa këshilla të cilat duhen pasur parasysh nga persona që kanë tendencë të shfaqin alergji stinore.

“Këshilla e parë është konsulta me mjekun e familjes apo mjekun specialist të alergjisë. Mosvetëmjekimi në farmaci. Personat që dalin alergjik nga një polen rekomandimet i jep mjeku dhe ekzaminimet i jep konsulta që rekomandohet nga një mjek specialist.

Shmangni në pranverë qëndrimin nga ora 10 paradite deri në 5 pasdite.

Mirë të mbanin maskë të lehtë kur e shohin që kanë simptoma shumë të theksuara.

Mos kryejnë aktivitet fizik jashtë kur është piku më i lartë i poleneve.

Kur të futen në shtëpi nëse kanë kryer aktivitet fizik duhet të bëjnë dush se polenet që kanë marrë jashtë bëhen ngacmues në ambientet e shtëpisë dhe natën, shkak për kollën dhe marrjen e frymës.

Rrobat mos i ndejnë në ambiente të hapura e të shmangen qëndrimet jashtë kur koha është me shumë diell kur ka dhe erë dhe në temperaturë mbi 20 gradë”.