AKTUALITET, 23 Mars 2023, 08:30

Tërmet me magnitudë 4.8 në Shqipëri, lëkundjet ndihen në Korçë dhe Elbasan

Tërmet me magnitudë 4.8 në Shqipëri, lëkundjet ndihen

Tërmet në orët e para të mëngjesit.

Tërmeti ndodhi në orën 2:43 minuta me magnitudë 4.8 shkallë të Rihterit, kurse epiqendra ishte 9 kilometra në verilindje të Ersekës. Ajo u pasua me një paslëkundje në orën 03:09 me mangitudë prej 4.8 shkallë të Rihterit.

Lëkundjet janë ndjerë në Elbasan dhe në qarkun e Korçës. Gjatë natës ka pasur edhe lëkundje të tjera më të lehta. Deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.