AKTUALITET, 23 Mars 2023, 11:19

Raporti i DASH, grupi i Berishës kërkon mocion me debat, Nikolla: Ja kur do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Raporti i DASH, grupi i Berishës kërkon mocion me debat, Nikolla: Ja

Grupi i Berishës depozitoi një kërkesë në Kuvend për t’u mbajtur sot një mocion me debat për raportin e DASH ku evidentoheshin disa problematika për Shqipërinë, por kjo gjë nuk u pranua nga parlamenti.

Gjatë fjalës së saj kryeparlamentarja Lindita Nikolla pohoi se brenda tre ditësh do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve ku do të vendosë për kërkesën për mocionin.

“Brenda tre ditësh do të mbledh Konferencën e kryetarëve dhe do të vendoset për kërkesën për mocion”, tha Nikolla, ndonëse deputetët demokratë kërkonin që ajo të futej sot në rend dite.