TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka regjistruar ditën e sotme zyrtarisht si parti politike për zgjedhjet e 14 majit, “Lëvizjen Bashkë”. Lajmin e ka bërë me dije Ilirjan Celibashi e ka bërë të ditur vendimin në mbledhjen e KQZ.
"Vendosim regjistrimin e Lëvizjes Bashkë në zgjedhjet vendore të datës 14 maj 2023,"- tha Celibashi.
Ndërkohë, në KQZ u refuzua kërkesa e koalicionit ‘Aleanca’, për mosplotësim dokumentesh pas afatit.
Koalcioni ‘Aleanca’ përbëhej nga katër partitë opozitare, Aleanca Demokratike me kryetar Eduart Abazin, Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet me kryetar Gaqo Apostolin, Aleanca Barazi dhe Drejtësi Europiane me kryetar Valentino Mustakën si dhe partia për Europianizimin dhe Integrimin e Shqipërisë.