AKTUALITET, 25 Nëntor 2021, 23:56

Open Balkan pa Kosovën? / Edi Rama: Të gjithë do të vijnë...

Open Balkan pa Kosovën? / Edi Rama: Të gjithë do të

Kryeministri Edi Rama ka folur për nismën "Open Balkan", duke e cilësuar edhe njëherë si një mundësi që jo vetëm të ketë bashkëpunim ekonomik rajonal që ndihmon vendet e Ballkanit, por edhe një mundësi, sipas tij, për të shkuar drejt pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Rama deklaroi se Kosova gabon duke mos marrë pjesë në këtë proces, megjithatë ai deklaroi se do të vijë dita "që të gjithë të vijnë", duke shprehur optimizëm se nismës do t'ju bashkohen edhe vende të tjera.  

Ylli Rakipi: Open Balkan. Këtë proces e prish Kosova që është në mes.

Edi Rama: Kosova nuk prish asgjë. Këtu do jemi dhe të gjithë do të vijnë. Patjetër. Edhe sikur të mos vijnë... ajo që mua më duket absurd është mungesa e Kosovës. Ishte një kohë kur Kosova nuk çonte dot në tryezë, një të nivelit të tretë se serbët iknin. Nuk uleshin serbët. Në nivelin e tretë nuk uleshin serbët. Sot, kur ti ke mundësi të ulesh në tryezë, ku është presidenti i Serbisë dhe ulesh aty dhe je kryeministri dhe presidenti i Kosovës, cfarë problemi ke ti që nuk vjen?

Armand Shkullaku: Nuk mund të shkojë Kosova pas Vuçiçit. Del thotë shkëmbim territoresh ai, nga Ballkan me mure, të shkojmë Ballkan i Hapur. Vuçiç do të dalë si faktor stabiliteti për shkak të probleme të brendshme.